Çiklizëm/ Pogacar “mbreti” i Francës, slloveni triumfon në turneun prestigjioz

schedule15:56 - 22 Korrik, 2024

schedule 15:56 - 22 Korrik, 2024

Kishte kohë që nuk kishim parë një epërsi të tillë.

Tadej Pogacar triumfoi në garën e famshme, Tour de France duke qenë me diferencë, më i fortë se rivalët në 21 etapa gjithsej dhe në gati 3 500 kilometra të përshkuara me biçikletë.

Çiklisti i shkëlqyer nga Sllovenia la prapa rivalin kryesor, si dhe kampionin e vitit të kaluar, Jonas Vingeggard, dhe distanca kohore ishte e konsiderueshme, plot 6 minuta e 17 sekonda.

Padyshim që Pogaçar përfitoi nga forca e skuadrës, por edhe niveli i tij individual nuk mund të vihet në diskutim, pasi jo më kot ai mori 6 etapa, diçka që nuk ndodhte prej dekadash, teksa vetëm legjenda si Eddy Merckx, Charles Pelisier dhe Freddie Mertens janë mbi të duke fituar nga 8 etapa në një edicion të turneut madhështor.

“Fanella e Verdhë” dominoi në etapat malore, duke fituar 5 etapa në Pirenej dhe në Alpe, si dhe plotësoi suksesin me fitoren në etapën e fundit, në kronometrin individual nga Monako në Nisë.

Pogaçar bëri ligjin duke fituar tri etapat e fundit radhazi në garën e madhe franceze.

Tashmë, ai ka tre tituj të Tour de France, dhe pavarësisht shkëlqimit, nuk arriti dot nivelin e vitit 2020 kur fitoi për herë të parë, duke marrë “Fanellën e Verdhë”, “Fanellën e Blertë” dhe atë me pika, si çiklisti më luftarak dhe si “Mbreti i Maloreve”. /i.m /abcnews.al