Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Numri i viktimave shkon në mbi 39.000

schedule15:21 - 22 Korrik, 2024

schedule 15:21 - 22 Korrik, 2024

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se fushata ushtarake e Izraelit në këtë territor deri më tani ka lënë të vrarë më shumë se 39.000 palestinezë dhe janë plagosur më shumë se 89.800 të tjerë.

Numri i ri i viktimave vjen teksa sulmet ajrore izraelite goditën jugun e Gazës dhe pjesë të tjera të territorit, duke vrarë dhjetëra persona, tha ministria.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë nuk bënë dallimi mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë në luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!