“E dija që do vuaja te Barça, ju tregoj problemin kryesor”, Griezmann flet troç

schedule12:48 - 15 Nëntor, 2019

schedule 12:48 - 15 Nëntor, 2019

Antoine Griezmann nuk po kalon një moment të mirë. Sulmuesi la Atletico Madrid në verë dhe u transferua te Barcelona, por aventura me ekipin katalanas nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ernesto Valverde po e aktivizon në krahun e majtë të sulmit, teksa përflitet edhe për një raport jo të mirë me disa prej titullarëve. Shumica e tyre dëshironin rikthimin e Neymar, por drejtuesit e klubit investuan te kampioni i botës. Griezmann ka shpjeguar momentin e vështirë në një prononcim për mediat francez, teksa zbulon edhe problemin kryesor.

Është më mirë për mua që të luaj më shumë afër qendrës së sulmit, aty mund të kem një orientim më të mirë. Kam luajtur prej vitesh në atë pozicion tek Atletico, ndërsa tani duhet të përshtatem me stilin e Barcelonës. Po mësoj shumë, edhe pse e kisha të qartë që në fillim se do hasja vështirësi“, thekson Antoine Griezmann, i cili ka shënuar katër gola në kampionat këtë sezon, teksa nuk është zhbllokuar ende në Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!