Një shpërthim me tritol ka tronditur qytetin e Pogradecit orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Mësohet se lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar më shumë se 10 persona.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30 në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katit të dytë, afër hyrjes së banesës së Meardi Berberi.
Ky i fundit që sipas grupit hetimor ishte objektivi, rezulton një person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar 5 herë që nga vitit 2011 për vepra të ndryshme penale.
38-vjeçari ka dalë nga burgu pak kohë më parë, pasi përfitoi nga amnistia.
Shpërthimi me tritol ka qenë tepër i fuqishëm, banorët e pallatit u shprehen të tronditur.
/abcnews.al/