“Kërcënimi” i Metës/ Kujton vrasjen e Borselinos me foton e bombës dhe “mesazhin” për Dumanin

schedule16:47 - 20 Korrik, 2024

schedule 16:47 - 20 Korrik, 2024

Ish-Presidenti Ilir Meta ka sjell të premten një ngjarje që nuk ka lidhje me Shqipërinë, por mund te kete lidhje me te. Vrasjen e dy magjistratëve në Itali, 32 vite më parë, të cilët kishin ngritur një strukturë hetimi për krimin e organizuar në shtetin fqinj.

Paolo Borsellino, ashtu si dy muaj para tij, miku i tij prokurori Giovanni Falcone, u vra më 19 korrik të ’92-shit. Bën përshtypje që këtë skenë Meta e shpërndanë në rrjetet  e tij sociale shoqëruar me një mesazh që shkon për prorkuroët e gjyqtarët shqiptarë.

“Në funeralin e Falcones ai iu drejtua prokurorëve më të rinj: “Unë i kam dhënë fjalën Falcones e do t’i shkoj deri në fund. Ju jeni me fat se nuk ia keni dhënë fjalën askujt. Por duhet ta dini se çdo njeri është i vdekshëm në këtë botë. I pavdekshëm është vetëm ai ideja e të cilit vazhdon të ecë me këmbët e të tjerëve edhe kur ai nuk jeton më. Ndaj Falcone është i pavdekshëm se nga sot ideja e tij do të ecë me këmbët e mia”.

Këto fjalë të gjyqtarit, Ilir Meta i cilëson si fjalë patrioti, e që këta i mungojnë Shqipërisë.

“Fjalë burri, patrioti, prokurori dhe siçiliani! Shqipërisë sot i mungojnë prokurorë të tillë ndaj jemi një shtet që nuk kemi mafian tonë, por ku mafia ka shtetin e vet. Përmbysja e pashmangshme!”

Por fjalët e përmbysjs së SPAK, Meta i shoqëron edhe me fotot e makinës së hedhur në erë të Borselinos, duke ngatërruar pak mesazhin e përmbysjes. Ndoshta edhe pa dashje, pasi në deklarat e tij Ilir Meta shquhet për fjalë fine, por foto sigurisht jep mesazhin se Altin Dumani do ketë fatin e Borselinos./abcnews.al