Eurodeputeti rikthehet në burg/ Beleri shoqërohet nga Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Himarën

schedule15:38 - 20 Korrik, 2024

schedule 15:38 - 20 Korrik, 2024

Dyert e burgut të Fierit u hapën sërish për eurodeputetin e dënuar Fredi Beleri. I shoqëruar nga kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, Beleri tha se mbajti premtimin dhe u rikthye për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

“Siç ju kisha thënë u ktheva sot në burg, nuk përdora imunitetin si eurodeputet. U ktheva se këtu në Shqipëri është shtëpia ime dhe këtu dua të jetojë. Jam i bindur për drejtësinë time”.

Ndryshe nga më parë për Himarën foli me tone më të buta dhe tha se do të jetë pjese e një Shqipërie Europiane.

Por duket se kthimi në liri i ka pëlqyer ndaj zbuloi se ka kërkuar lirinë me kusht.

“Është e drejta ime dhe kërkesa ime është e bazuar në ligj”.

Ishte në dijeni të deklarateve të Vangjel Tavos për bashkëpunim të cilin nuk e refuzoi por I bëri thirrjë që t’i hapë rrugë Petro Gjikurisë për t`u zgjedhur kryetar.

“Mirëpres deklaratat e zotit Tano edhe pse është përfaqësues i keqbërësit më të madh për Himarën në vitet e fundit. I bëjë ftesë të japim duart e të bashkëpunojmë e të nxjerrim në krye të bashkisë Petro Gjikurinë”.

Pasi u përgjigj gazetarëve Fredi Beleri la xhaketën e eurodeputetin në automjetin që e shoqëroi dhe kaloi pragun e burgut të Dierit për të përfunduar dënimin për korrupsion zgjedhor./abcnews.al