Rama thirrje bizneseve për të rinjtë/ Kryeministri: Të investohet në kapitalin njerëzor

schedule16:35 - 19 Korrik, 2024

schedule 16:35 - 19 Korrik, 2024

Bizneset private duhet të investojnë në kapitalin njerëzor. Kryeministri Rama ju bëri thirrje këtë të premte sipërmarrësve, për t’u angazhuar me programe trajnimi për stafin e tyre, me qëllim aftësimin dhe kualifikimin.

“Do të krijojmë Fondin Kombëtar të Aftësimit i cili do të mbështesë gjithë këtë proces, duke mos e lënë thjesht në vullnetin e sipërmarrjeve, mbi një bazë sistemi kuotash dhe kontributesh që do të shkojnë për të financuar pikërisht zhvillimin e kapitalit njerëzor”, shprehet Rama.

Kreu i qeverisë i kujtoi sërish sektorit privat, mbështetjen dhe shembujt e strukturave ndërkombëtare.

Sot mund ta dëshmojnë të paktën sipërmarrësit e industrisë së turizmit që janë këtu sesa janë gati të paguajnë për një menaxher të mirë. Njësoj si në Itali, njësoj si në Greqi, pa problem fare po ku ta gjejnë është pyetja. Nuk është një punë që po e bëjmë vetëm, kemi mbështetjen e qeverisë federale të Gjermanisë që ka vënë një fond dhe ka vënë një skuadër për këtë punë, kemi mbështetjen e qeverisë zvicerane që ka vënë një fond dhe ka vënë një grup dhe skuadër dhe këto të dyja janë vendet kampione të kësaj pune në Europë”, tha më tej Rama.

Sipas statistikave, ndër profesionet më të kërkuara në arsimin profesional janë ato që lidhen me teknologjinë e informacionit dhe hoteleri turizmin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!