Reformim i policisë së shtetit, Balla: Rekrutime dhe emërime sipas meritës

schedule17:34 - 19 Korrik, 2024

schedule 17:34 - 19 Korrik, 2024

“Reformim dhe ngritje në një nivel tjetër i Policisë së Shtetit”, këtë synon projektligji i ri i Policisë së Shtetit, deklaroi këtë të premte, Taulant Balla, ministër i Brendshëm, ndërsa detajet u diskutuan në Komisionin e Sigurisë.

“Nisma ka marrë mbështetjen e partnerëve si një reformë e thellë dhe progresive”, u shpreh Balla.

Drafti për policinë e shtetit rregullon dhe emërimet në hierarkinë e bluve.

“Përmirësojmë rekrutimin, duke rregulluar një gabim në heqjen e sistemit ‘Bachelor”. Ligji përmirëson emërimet në pozicionet drejtuese”, tha Balla.

Kjo pikë e diskutimi pati dhe kritika.

“Gradat fitojnë me konkurs, dhe hiqet me urdhër. Kjo gradë nuk hiqet me urdhër por gjykata heq gradat”.

Projektligji u diskutua vetëm në parim, ndërsa në vijim do të shprehen dhe grupet e interesit e gjithashtu do të debatohet në çdo nen të tij.