Serbia e konfirmon, Ivica Daçiç: Ekzekutohet shqiptari i dyshuar për vrasjen e policit serb

schedule14:08 - 19 Korrik, 2024

schedule 14:08 - 19 Korrik, 2024

Serbia thotë se është ekzekutuar shqiptari, i cili dyshohet se vrau një polic serb.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se shqiptari u vra nga policia e Serbisë në afërsi të Loznicës, shkruajnë mediat serbe.

Daçiç, më herët gjatë së premtes tha se autoritetet ishin në kërkim të Faton Hajrizit, i dyshuar për vrasjen e policit dhe plagosjen e një tjetri në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Ministria e Brendshme e Serbisë po ashtu publikoi fotografinë e Hajrizit dhe u bëri thirrje qytetarëve për bashkëpunim.

Sipas autoriteteve serbe, sulmi ka ndodhur në orët e para të së enjtes kur policia e ka ndalur automjetin në të cilën ka qenë i dyshuari, për një kontroll rutinor.

Hajrizi është raportuar të ketë sulmuar me armë zjarri zyrtarët policorë, dhe më pas ka ikur. Autoritetet serbe e kanë konsideruar sulmin si terrorist./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!