Qëndronte në Shëngjin, me dokumente ukrainase false, arrestohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia

schedule13:44 - 19 Korrik, 2024

schedule 13:44 - 19 Korrik, 2024

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia pasi ka bashkëpunuar për trafikimin e 110 kilogramëve kokainë, ka rënë në prangat e bluve.

Mësohet se 39-vjeçari qendronte në Shëngjin me dokumente ukrainase false, të cilat ia sekuestroi Policia

Njoftimi i Policisë: 

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 13”.

Qëndronte në Shëngjin, me dokumente ukrainase false, ndërkohë që kërkohej nga Italia, si bashkëpunëtor për trafikimin e 110 kilogramëve kokainë, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Sekuestrohen dokumentet false.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 13”, kapi dhe vuri në pranga shtetasin 39 vjeç.

Autoritetet gjyqësore në Itali i kanë caktuar 39-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, pasi dyshohet së në bashkëpunim me të tjerë, ka trafikuar nga Belgjika, në Itali, 110 kg lëndë narkotike kokainë.

Në momentin e arrestimit, në Shëngjin, shtetasi kishte me vete dokumente ukrainase, të dyshuara të falsifikuara, të cilat ia sekuestroi Policia.

Vijon bashkëpunimi me homologët, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali./abcnews.al