Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar për rizgjedhjen si presidente të Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.
Nëpërmjet një reagimi në platformën X, Begaj shprehet se Shqipëria do të bashkëpunojë ngushtë me BE, për finalizimin e anëtarësimit të vendit.
“Urime vonderleyen për rizgjedhjen si President e Komisionit Evropian. Ne presim me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë të Shqipërisë me BE ndërsa punojmë drejt finalizimit të anëtarësimit tonë”, ka thënë ndër të tjera Begaj.
/abcnews.al/