Kryeministri i ri i Britanisë, Keir Starmer ka bërë thirrje për bashkëpunim më të thellë në Europë për të rritur mbështetjen për Ukrainën dhe për të menaxhuar problemet më urgjente të kontinentit: imigracionin e paligjshëm, ndryshimet klimatike dhe sigurinë e energjisë.
Në fillimin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili përfshin më shumë se 40 vende, në Pallatin Blenheim, vendlindja e Ëinston Churchill, Starmer bëri një përpjekje për të rifilluar marrëdhëniet me Bashkimin Europian pas Brexit.
“Nën udhëheqjen time, Britania do të jetë një mike dhe një partnere, e gatshme për të punuar me ju, jo një anëtare e Bashkimit Europian, por e Evropës,” tha Starmer, duke iu referuar largimit të Britanisë nga BE pas një referendum, që u mbajt në vitin 2016.
Samiti njëditor i jep liderit të ri të Britanisë një tjetër shans për të nxitur bashkëpunimin më të ngushtë të mbrojtjes, veçanërisht përpara zgjedhjes së mundshme të Donald Trump në presidencën amerikane, i cili, së bashku me kandidatin e tij për zëvendëspresident J. D. Vance, thnë se Europa duhet të bëjë më shumë për sigurinë e saj.
Dy javë pas fitores së tij dërrmuese në zgjedhje dhe ditë pas udhëtimit të tij të parë ndërkombëtar si kryeministër për një samit të NATO-s në Uashington, Starmer u shfaq sërish në skenën ndërkombëtare, duke i bërë thirrje Europës të bënte më shumë për të mbështetur Ukrainën kundër Rusisë.
“Pra, puna jonë e parë këtu sot është të riafirmojmë mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën,” tha Starmer.
/abcnews.al