Kievi dhe Praga, marrëveshje për prodhimin e armëve dhe municioneve

schedule11:58 - 18 Korrik, 2024

schedule 11:58 - 18 Korrik, 2024

Çekia dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje për të prodhuar bashkarisht municione dhe armë brenda Ukrainës. Kjo marrëveshje u njoftua nga dy kryeministrat e vendeve respektive, pas takimit të zyrtarëve në Çeki.

Ukraina ka nisur të gjallërojë industrinë e armëve, si nevojë për të përballuar luftën kundër Rusisë dhe për të kufizuar sadopak varësinë që ka nga ndihma ushtarake e Perëndimit.

“Sot kemi arritur marrëveshje të rëndësishme, edhe në industrinë e mbrojtjes. Në Ukrainë do të ndërtohet një fabrikë e re fishekësh”, u shpreh kryeministri ukrainas, Denys Shmygal. Ai shtoi: “Marrëveshja e dytë është që kompania çeke “Colt CZ Group” të prodhojë pushkë në Ukrainë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!