Të huajt me fanellën kuqezi/ Fidel Ylli: Greqia ka marrë medaljen e parë Olimpike me një shqiptar

schedule20:50 - 17 Korrik, 2024

schedule 20:50 - 17 Korrik, 2024

Presidenti i KOKSH-së, Fidel Ylli ishte i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ku foli për organizmin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris.

Ai u ndal tek të huajt me fanellën kuqezi, por edhe anasjelltas, ku shqiptarët janë përfaqësuar me një shtet tjetër.

Ndër të tjera Ylli tha se Greqia ka marrë medaljen e saj të parë në Lojtarët Olimpike me shqiptarin Pirro Dhima, në vitin 1992.

“Në 1972 në lojërat e Mynihut, Pampuri ka qenë aty. Ky ka dalë kampion bote në stilin e forcës. Federate e hoqi atë stil, pasi dihet i dëmshëm për shtyllën kurrizore. është kampion i përjetshëm në stilin e forcës.

Kemi 3 mundësit që janë potencial për të fituar. Kemi Luiza Gega që është në formë të shkëlqyer. Në kampionatin Evropian pati disa probleme shëndetësore. Luiza është sportiste e jashtëzakonshme, falë ligjit të mirë që trajnerit të saj.

Greqia ka marrë medaljen e parë olimpike në vitin 1992 me një shqiptar që është Pirro Dhima.”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!