VIDEO/ IKMT aksion në terren në Bypass-in e Vlorës dhe aksin Orikum-Dukat

schedule16:28 - 17 Korrik, 2024

schedule 16:28 - 17 Korrik, 2024

Pas konstatimit të dëmtimit të trafik ndarëseve dhe ngritjes së kioskave në akset rrugore me fluks turistik, konkretisht në bypass-in e Kaninës dhe në aksin Orikum-Dukat, inspektorët e IKMT ndodhen në terren për të verifikuar situatën.

IKMT do të vazhdojë monitorimin në terren duke identifikuar çdo shkelje si dhe duke marrë masa ligjore ndaj kundërvajtësve në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, në mënyrë që të garantohet siguria e mbrojtjes së territorit si dhe mbarëvajtja e sezonit turistik 2024.

/abcnews.al