Meghan Markle dhe Princi Harry thyejnë traditën mbretërore 64-vjeçare, ndryshojnë mbiemrat e fëmijëve

schedule15:42 - 17 Korrik, 2024

schedule 15:42 - 17 Korrik, 2024

Ai është nga ata njerëz që diskutohet për çdo lëvizje. Diçka, që pritet të ndodhë edhe me vendimin e tyre të ri. Princi Harry dhe Meghan Markle kanë ndryshuar emrat e fëmijëve të tyre në faqen e tyre mbretërore, duke i dhënë fund një tradite 64-vjeçare të emërtimit mbretëror.

I gjithë ndryshimi filloi kur Duka dhe Dukesha e Sussex lançuan uebsajtin e tyre të ri të quajtur sussex.com dhe fansat vunë re se emrat e Princeshës së vogël Lilibet dhe Princit Archie kishin ndryshuar. Veçanërisht, në vend që të renditen si Mountbatten-Windsors, Archie dhe Lilibet kanë marrë mbiemrin Sussex. Faqja e internetit me pamje të re filloi të hënën, duke zëvendësuar uebsajtin e tyre të vjetër Archwell.

Archie, pesë vjeç dhe Lilibet tre vjeçe nuk iu dhanë titujt e princit/princeshës apo HRH në lindje. Kur Karli III u bë mbret në shtator 2022, Archie dhe Lilibet u bënë nipërit e një monarku, gjë që ndryshon statusin e tyre. Më pas u zbulua marsin e kaluar, kur Lilibet u pagëzua, se fëmijëve do t’u jepeshin titujt princ dhe princeshë./abcnews.al