“Gërdeci”/ Shtyhet seanca për Mediun, në seancë mungonte ish ministri i Mbrojtjes dhe një nga ekspertët

schedule09:48 - 17 Korrik, 2024

schedule 09:48 - 17 Korrik, 2024

Është shtyrë seanca për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në lidhje me çështjen “Gërdeci”.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se shkak për shtyrjen e seancës, u bë mungesa e një prej ekspertëve.

Në seancë nuk ishte paraqitur as Mediu, por nëpërmjet avokateve të tij dorëzoi në seancë 113 pyetje qe do i drejtoheshin ekspertëve kontabël për dëmin e shkaktuar buxhetit të shtetit për ngritjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec.

Seanca e radhës do të mbahet më 31 korrik./abcnews.al