Të paktën 26 persona kanë mbetur të vdekur dhe 14 të tjerë janë plagosur pasur një autobusi doli nga rruga dhe u përplas me një shkëmb.
Sipas mediave të huaja autobusi ishte nisur nga kryeqyteti Lima për në Ayacucho.
Drejtuesi i mjetit humbi kontrollin e mjetit në një kthesë të fortë, duke bërë që autobusi të dalë nga rruga, të përmbyset dhe të rrëshqasë nga shpati për rreth 200 metra.
Aksidentet fatale të trafikut janë të shpeshta në Peru dhe zakonisht i atribuohen shpejtësisë së tepërt, gjendjes së keqe të rrjetit rrugor, mungesës së sinjalizimit në zona të caktuara.
/abcnews.al/