Gruda gati për aventurën anglez, “ylli” shqiptar kërkohet nga “Pulëbardhat” e Premier League

schedule16:16 - 16 Korrik, 2024

schedule 16:16 - 16 Korrik, 2024

Është një prej lojtarëve më me shumë potencial, në Gjermani.

“Ylli” i sulmit, me prejardhje shqiptar, Brajan Gruda cilësohet si një prej “diamantëve”, të Bundesliga, teksa në sezonin e tij të parë, me klubin e Mainz arriti të shënoja plot 4 gola e të dhurojë 3 të tjerë, në 28 sfidat e zhvilluara në elitën e futbollit gjerman.

Falë këtyre performancave, Gruda është vendosur në fokus të ekipeve të njohura të Evropës, ku pjesë e skuadrave që e kërkojnë me shumë këmbëngulje janë edhe “Pulëbardhat” e Brighton.

Këta të fundit, duket se do të vazhdojnë “politikën” e tyre, të ndjekjes së talenteve dhe i fundit duket të jetë Gruda, mirëpo kalimi i tij në Premier League pengohet nga 50 milionë euro, shumë që skuadra e Mainz kërkon nga Brighton, për të lënë të lirë “yllin” e tyre, të kalojë në elitën e futbollit anglez. /i.m /abcnews.al