Forcat RENEA janë në gatishmëri, teksa që prej paradites së kësaj të marte, një 71-vjeçar në lagjen nr.16 të qytetit të Korçës, ka alarmuar zonën dhe policinë, pasi ka qëlluar 3 herë me armë zjarri nga ballkoni i banesës së tij.
Që prej të shtënave, i moshuari, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është izoluar në banesën e tij, e cila ndodhet në katin e parë të pallatit.
Forcat RENEA kanë rrethuar pallatin ku jeton i moshuari, teksa banorët e tjerë janë evakuuar.
Shërbimet e policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar./abcnews.al