Atentati ndaj Donald Trump/ Nesturi: Retorikat e forta politike ekzagjeruan situatën elektorale

schedule18:33 - 15 Korrik, 2024

schedule 18:33 - 15 Korrik, 2024

Analisti Plator Nesturi, ishte i ftuar në “Special Report” në ABC News, ku komentoi atentatit ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ai u shpreh se retorikat e forta politike ekzagjeruan situatën elektorale, ndërsa u ndal te gara presidenciale, duke bërë krahasim se nga një anë është Trump me probleme ligjore dhe nga ana tjetër është presidenti Joe Biden, i cili ka shfaqur probleme shëndetësore.

Prej kohësh shihej një Amerikë që kishte një krisje të madhe dhe kjo po krijonte problematika të brendshme. Kur kjo ndodh brenda SHBA-ve, do të ndikonte dhe në pjesën tjetër të botës demokratike.

Ne kemi një garë në të cilën luhet në forma të ndryshme. Çdo politkan ka mënyrën e vetë të qasjes. Është një mrekulli bashkëshoqërueses edhe për SHBA-të pasi mund të agravohej situata. Jemi në muajin e fundit të një fushate elektorale që do të përcaktojë se kush do jetë presidenti i ri i SHBA-ve. Kemi problem ligjore për Trump dhe probleme shëndetësore për Biden nga ana tjetër. Kjo mund të përshkallëzonte situatën. Se di nëse do të zëvendësohet Biden apo jo, kjo mbetet për tu vendosur në samitin e gushtit. Në të gjitha rastet, pozicionohemi i politikës amerikane drejt qendrës, garanton që problematika të cilat ishin të dukshme të davariten gradualisht.”, tha analisti.

Sakaq Nesturi u ndal te deklarata e Sali Beriësh i cili krahasoi veten me Trump, ku tha se “Retorika e Berishës është e kundërta e kësaj që po ndodh. Nuk përton të marre me vete PD-në që kaloi këtë krizë të madhe 3-vjecare për interes të tij. Kjo padyshim nuk e nge figurat e Berishës.”

/abcnews.al