Kreu i SPAK i ka prerë rrugën çdo spekulimi të opozitës për raporte të Prokurorisë së Posacme me politikën. Altin Dumani iu përgjigj kështu provokimit të Gazmend Bardhit për gjoja mesazhe mes tij dhe Edi Ramës. Dumani tha se raporti me qeverinë është vetëm institucional.
“Cështja që ju i referoheni ‘Xibraka’ është në hetim. Lidhur me marrëdhënien me kryeministrin apo cdo titullar institucioni në Republikën e Shqipërisë, marrëdhëniet e mia si drejtues janë vetëm institucionale dhe proceduariale, kur patjetër institucionet kanë nevojë të bashkëpunojnë dhe proceduriale kur ndonjëri prej tyre është e nevojshme të thirret në cilësinë e deklaruesit, të personit ndaj të cilit që zhvillohen hetime, apo të të pandehurit. Nuk marr apo nuk përcjell asnjë lloj mesazhi. Ushtroj detyrat e mia në përputhje me Kushtetutën.
Cështja është në hetim paraprak, vijon të hetohet. Verifikohet cdo fakt i kallëzuar apo përfshirja e cdo lloj personi. Hetimi i cështjeve nuk është aq i thjeshtë sa mund të prezantohet. Është I vështirë, sidomos kur vjen puna për krime të natyrës korruptive, janë krimet më të vështira për tu hetuar. Dhe krimet në detyrë, sepse është një krim intelektual dhe intelektuali para se të bëjë krimin, përpiqet si të fshehë edhe gjurmët e krimit, apo shfrytëzon hapsirat ligjore me qëllim kryerjen e krimit.”- tha Dumani.