Arrestohet shoferi i një kompanie në Tiranë, vodhi shuma parash në vendin e punës

schedule11:38 - 15 Korrik, 2024

schedule 11:38 - 15 Korrik, 2024

Një 55-vjeçar në Tiranë ka përfunduar në prangat e policisë. Mësohet se ai punonte shofer në një kompani në kryeqytet dhe aty kishte vjedhur shuma parash.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas duhet se ka vjedhur shuma parash, në një kompani ku është i punësuar si shofer”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!