Berisha në Abc News: Ju tregoj “Rrumin” e vërtetë, jo atë në spital

schedule11:13 - 15 Nëntor, 2019

schedule 11:13 - 15 Nëntor, 2019

Në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ish-kryeministri Berisha deklaron se gjithçka ndodhi për shkak të 70 mijë metër katrorë tokë në gjirin e Lalzit. Sipas tij fakti që në makinë  e prokurorit ishte Pëllumb Muharremi i njohur ndryshe si “Rrumi i Sukthit” tregon se Rrumi i vërtetë është Edi Rama, ndërsa sjell në vëmendje gjymtimin e biznesmenit libanez, ndërkohë që autorit nuk i hyri gjemb në këmbë.

INTERVITA E PLOTË

“Ndodhi atentat ndaj një prokurori në makinë ishte dhe një tjetër me peseudomnim “Rrumi”, Çfarë kishim aty? Ishte në tërësi afera e 70 mijë metër tokë në Gjirin e Lalzit, cilido që dëshiron, të marrë një debat timin me Ramën në 2012. Çfarë i kam faktuar shqiptarëve. Në atë territor ishte investitor një kompani nga Katari që do investonte, kishte kontratë me qeverinë time, kishte tokë me 1 euro dhe nga 2013 filluan të protestonin; “flamur kuqi terrorist”, e shtynin socialistët. Humbëm ne zgjedhjet. Një nga aktet më të para në shtator 2013 i prishet kontrata me fshatarët. Në 2014 i prish kontratën me qeverinë shqiptare dhe lë 70 mijë tokë. Rrumi i vërtët është Edi Rama jo ai që është në spital.

Mbetën 72 mijë metër katror tokë e shtetit. Tani hyn në skenë Rrumi. Vangjush Dako dhe konfidentja Hicka, shkojnë vetëm njëhërë në gjykatë për të legjitimuar hapjen e procesit. Ta dinë shqiptarët se kush është Rrumi i vërtetë. Nuk shkuan dy herë, humbi dhe ia kaloi Rrumit dhe Rrumi nuk u dërgua në apel. Hicka nuk e  apeloi se lëvizi valixhja me 4.5 milionë euro nga Gjushi te Kryegjyshi, se Gjushi vetë për para i kishte pa kufi se nga mëngjesi në darkë shiste beton dhe ia sillte Kryegjyshit.

Në 2016 më vjen pronari i OMIX në zyrë dhe nuk mund të ikja pa takuar se më thotë kryeministri që fillo dhe shumë mirë që i kishte zgjidhur problemet.

U bënë gati të fillojnë, firmosi Rama kontratën, shkoi Fadi për ta regjistruar, i thonë ka vendim gjykate dhe nuk të regjistrohet. Kthehet dhe kur do shkonte i dalin te ura e Limuthit dhe i shkaktojnë 37 fraktura dhe ia bëri Rrumi, po Rrumit nuk i hyri gjë në këmbë, se Rrumi i vërtetë ishte Rama”.

Ndërsa për atentatin ndaj prokurorit Berisha thotë se autor i vërtetë është policia.

“Kush e vrau, ai është atentat, autor është policia deri sa të gjendet plotësisht. Po kush është ai që e diti dhe u informua se Ndoji po ha drekë atje. Skemat e atentateve, po se gjetën atentatorin e ka bërë policia. Unë kam ekspriencë tjetër kur njerëzit janë vrarë me antitank jo nga policia por nga banda në mbrojte të policisë. Pra KÇK kryetar ka vetëm një, kreun e Meduzës Edi Rama”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!