Nga leja e Belerit për betim, arrestimi i Xhelal Rrajas, te padia e re për Rezart Taçin, çfarë ndodhi këtë javë

schedule18:17 - 14 Korrik, 2024

schedule 18:17 - 14 Korrik, 2024

Të dielën, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve miratoi lejën e posaçme qe i denuari Alfred Beleri te udhetoje ne Strasburg për të marrë pjesë në ceremonine e betimit si deputet ne parlamentin europian. Beleri do të udhëtojë i vetëm drejt Francës, i pashoqëruar nga efektivë të burgjeve, nga data 15 korrik deri në datë 20 korrik, ditë në të cilat do të zhvillohen edhe punimet e Parlamentit Europian.

Beleri ka kerkuar të qëndrojë ne Strasburg për të pakten 5 ditë, e në rast se do të kërkojë më shume ditë qendrimi duhet të komunikojë edhe me komisariatin më të afërt qe do të ketë në vendin ku do të qëndroje.

Leja që iu dha Belerit nga drejtoria e pergjithshme e burgjeve i perket kategorisë se lejes shpërblyese, e cila iu jepet të dënuarve deri në 3 vjet burg dhe që kanë vuajtur 3/4 e denimit.

Alfred Beleri ka dorëzuar të sakta, biletat e avionit, listem me emrat e personave qe do ta shoqërojnë si dhe adresen e vendit ku do të qëndrojnë. Gjithashtu, Belerit i është bërë e ditur se nëse ka tentativa për largim, ai rrezikon një dënim tjetër me 5 vite burg. Alfred Beleri është dënuar me 2 vite burg për shitjblerje të votave. Denimi perfundon ne muajion tetor, kur dhe pritet te lirohet nga burgu.

SPAK lëshon 8 urdhër arreste/ Arrest në burg për gazetarin Endrit Habilaj

Prokuroria e posaçme ka lëshuar 8 urdhër arreste në lidhje me hetimet mbi ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës. Mësohet se masat e sigurisë arrest në burg janë firmosur nga Gjykata e Posaçme për Dashamir Ymerajn, Endrit Habilajn, Denisa Tollkuçin, Renardo Nallbanin dhe Ilir Deden. Po kështu arrest në burg është caktuar edhe për 3 persona të tjerë 2 prej të cilëve me shtetësi italiane dhe një tjetër me shtetësi holandeze, por emrat e tyre nuk bëhen ende me dije. Jo zyrtarisht mesohet se personat e prfshirë mes të cilëve biznesmenë, zyrtarë dhe gazetarë, akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Spak ka dyshime se, gazetari Endri Habilaj ka përfituar shuma monetare nëpërmjet një kompanie për reklamimin mbi punën inceneratorëve. Ndërsa një prej biznesmenëve  Dashamir Ymeraj ka dyshime se ka përfituar para nëpërmjet kompanive të zotruara prej tij për punime  në inceneratorin e Tiranës për punime që në të vërtetë nuk janë kryer. Nga ana tjetër nuk ka ende një njoftimi zyrtar nga ana e prokurorisë së posaçme apo e policisë së shtetit dhe nëse janë ekzekutuar apo jo masat e sigurisë. Jo zyrtarisht mësohet se deri më tani nuk është arrestuar asnjë prej të dyshuarve. Ndërsa dy javë më parë, në disa media u pubikua lajmi për një operacion të madh të spak ku të prfshirë rezultonin disa persona mes të cilëve, por spak në atë kohë në një njoftim për mediat e përgënjeshtroi lajmin. Dhjetorin e kaluar spak lëshoi 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, mes të cilëve zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit. Arrest në burg u caktua për Taulant Tushën, drejtor në Bashkinë e Tiranës. Në të njëjtën masë u vendos edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i dënuar për 2 koncensionet e tjera të inceneratorëve, si dhe ish-Sekretari i kësaj ministrie, Alqi Bllako.

Arrestohet Xhelal Rraja/ Ishte në kërkim me urdhër të SPAK

Policia e Shtetit ka vënë në pranga, Xhelal Rrajën, një nga të shumë kërkuarit e Prokurorisë së Posaçme, që ishte në kërkim në kuadër të opeacionit “Revanshi”.  Rraja fshihej në kufirin mes Tiranës dhe Durrësit, dhe pas një informacioni të marrë forcat Operacionale kanë mundur ta arrestojnë për ta vënë para drejtësisë, pasi SPAK, e dyshon për veprat penale “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “për sigurim të kushteve për të kryer vrasje”.  Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, sipas SPAK ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles që tentuan vrasjen e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.  Plani sipas SPAK, u thur nga vetë Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën e Marklen Hakën.
Hetimet e prokurorisë së posaçme në operacionin “Revanshi”, zbuluan 12 ngjarje krininale ku të përfshirë rezultojnë të pakëtn 50 persona për të cilët u lëshuan urdhër arreste. Edhe pse Rraja kërkoi masë më të lehtë sigurie me argumentin se ai ka probleme shëndetësore, gjykata e la në burg deri në përfundim të hetimeve.

Padia e Rea Xhillarit/ Vajza e Linda Ramës padi për shpifje ndaj Sali Berishës

Rea Xhillari ka dorezuar nje padi ne gjykaten e tiranes ndaj Sali berishes dhe 6 deputeteve te tjere te PD per cenim të personalitetit dhe reputacionit nga përhapja e thënieve të pavërteta me natyrë shpifëse. “Sali Berisha ka vijuar në mënyrë të herëpasherëshme të përgojojë në publik emrin tim, duke më asociuar arbitrarisht me aktivitete, individë dhe përfitime pa asnjë lidhje me mua”- vijon Xhillari ne padine e saj.

Xhillari thote ne kallezim se eshte permendur prej ketyre politikaneve se ka përfituar tendera permes dy kompanive.

Ajo thote se u detyrua te vere ne levizjen gjykaten me këtë padi pas një morie me deklarata akuzuese te pa mbështetura në fakte nga Berisha bashkë deputetët e tij përfshi një kërkesë për interpelancë me Edi Rama me subjekt aktivitetin e Rea Xhillarit.

Citim Në këto 8 vite, kam gjykuar që shpifjet publike ndaj meje, të konsumuara nga ana e përgojuesit tim në terrenin politik e publik, nuk meritojnë përfshirjen time. Kjo sepse së pari, nuk kam zgjedhur politikën si fushë të interesit tim dhe nuk jam jo vetëm faktor i drejtëpërdrejtë, po as i tërthortë i debatit politik. Së dyti, sepse Sali Berisha është shpallur “shpifës” me vendim gjykate në shumë raste dhe më është dukur sikur durimi ishte më i arsyeshëm se sa denoncimi i një personazhi që shpifjen e ka natyrë të dytë. Së fundi, sepse ky personazh nuk ka pushuar së shënjestruari, godituri dhe përbalturi nënën time, Linda Ramën, nga momenti që ajo zgjodhi të ishte bashkëshorte e Edi Ramës. Linda, nëna ime, është shembulli im i qytetarisë dhe profesionalizmit, modeli i përkushtimit familjar dhe dinjitetit publik

Për marrëdhënien me kompaninë 51N4E në Belgjikë jep këtë sqarim.

“Për të kryer Praktikën time Mësimore (apo Stazhin), kam aplikuar në studion e projektimit 51N4E në Belgjikë. Aplikimit tim për t’u pranuar si studente praktikante për një periudhë 9 mujore, kjo studio i është përgjigjur pozitivisht në Shtator të vitit 2011 Nënvizoj se Edi Rama në atë moment nuk mbante asnjë funksion zyrtar ndërsa unë isha thjesht një studente”.

Më tej, ajo nënvizon se marrëdhëniet kontraktuale me studion e projektimit 51N4E janë mbyllur plotësisht në vitin 2012. Ndersa sa i takon kompanisë tjetër “I RI” sh.p.k., Xhillari thotë se bashkëthemeluesin Gent Agolli nuk e njeh personalisht dhe as e ka takuar kurrë ndonjëherë, qoftë dhe rastësisht.

Dosja “5D”, sekuestrohen pasuri

Prokuroria e posaçme ka vënë në sekuestro disa pasuri të pa luajtshmë pas hetimeve të nisura për dosjen 5 D, ku në pranga u vunë 3 ish-drejtorë të bashkisë së Tiranës. Sipas SPAK, pasuritë e sekustruaras rezultonë në emër të ish-drejtorëve Mariglen Qato e Redi Molla si dhe familjarëve apo të afërmëve të tyre.  Nën sekuestro me vendim të gjykatës është vendosur edhe shoqëria tregtare “5D Konstruksion” që dyshohet se është krijuar nga përfitimet e tenderave abusive ndërsa pronarë të vërtetë të saj rezultojnë Molla e Qato. Po kështu SPAK ka sekuestruar edhe kompaninë “restur shpk, si dhe 24% e kuotave të shoqërisë tregtare “Mediterranean Investment Group” me ortak dhe administrator Redi Mollën. Ndërsa Sipas hetimeve ka rezultuar se paratë e fituara në mënyrë të paligjshme, nga “5D Konstruksion” janë nxjerrë nga bankat nga persona të tjerë, të cilët i merrnin në formën e pagesave për punime që në të vërtetë nuk ishin kryer ndonjëherë. Këta persona që i nxirrnin nga bankat ua kthenin më pas “cash” Redi Mollës dhe Mariglen Qatos.

“Gërdeci”, dëshmojnë ekspertët, Mediu-ekspertëve: Dua të di, cilat janë përgjegjësitë e mia?

Në procesin ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu i marrë nën hetim për shpërdorim detyre ishin thirrur për të dëshmuar 5 ekspertë të që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar për procesin e ngritjes së fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Në seancën e së mërkurës ekspertët, fillimisht I kërkuan kohë gjykatës që të konsultoheshin, para se të jepnin përgjigjet për shkak të materialit voluminoz dhe kohës së gjatë që ka kaluar nga hartimi I këtij akt ekspertimi. Por kjo solli një përplasje mes avokatit Ardian Visha dhe ekspertëve, por edhe prokurorëve që i kërkuan gjykatës të refuzonte disa nga pyetjet që pala mbrojtëse I drejtoi ekspertëve. Në fund gjykata I la kohë avokatëve të ish-ministrit Mediu që të përgatisnin pyetjet me shkrim dhe ti dorëzonin ato në sekretari për ti dhënë më pas mundësi edhe ekspertëve të përgjigjen. Në përfundim të seancën ish-ministri Mediu pretendoi se grup i ekspertëve nuk ishte komepetent për të hartuar akt ekspertimin e dëmit ekonomik.

 “E gjithë kjo është një situatë absurde. Prokuroria me këtë akt ekspertimi që janë dënuar 24 nga 29 persona duhet të thotë ku janë përgjegjësitë e ministrit. Me këtë akt ekspertimi ka marrëdhënie që nuk lidhjen me ministrin”, tha ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Nga ana tjetër seanca e radhës do të mbahet më 17 korrik, ndërsa u përjashtua nga gjykimi avokati ardian visha për shkak të sjelljes jo etike.

“Ne kemi pyetje për ekspertët. Ne vëmë re që ka një mori shkeljesh në formë dhe përmbajtje. 80% të pyetjeve tona gjykata ndërhynte pa dhënë shpjegime. Sa herë që kërkonte prokuroria gjykata vepronte”, u shpreh avokati Ardian Visha.

Ish-ministri i Mbrojtes, Fatmir Mediu, është marrë I pandehur nga prokuroria për shpërdorim detyre me dyshimin se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në Gërdec.

Rezart Taçi në gjyq, akuzohet për mashtrim me TVSH

Biznesmeni Rezart Taçi që vijon të jetë në arrati me dyshimin se do të pastronte në Shqipëri paratë e mafias italiane, do të përballet me gjykatat shqiptare edhe për akuzën e mashtrimit me Tatimin mbi vlerën e shtuar. Prokuroria e Tiranës pas hetimeve të nisura prej vitit 2018, ka dalë në përfundimin se, shoqëria ‘Kuid’ shpk si agjente e shitjes me pakicë e shoqërisë “Taçi Oil” i ka faturuar komisione shërbimi më shumë në sasi se sa sasia e furnizuar në fakt për periudhën Maj-Dhjetor 2013. Kjo shoqëri ka kredituar padrejtësisht TVSH-në me vlerë 10.399,595 lekë. Gjithashtu me transaksion fiktiv ka rënduar shpenzimet e vitit padrejtësisht për shumën 51. 997. 975 lekë. Nga ana tjetër Rezart Taçi vijon të jetë në kërkim nga prokuroria e posaçme që e akuzon për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Sipas SPAK, Taçi në bashkëpunimin me Artur Ballën e Bledar Lilon të dy të dënuar nga gjykata, në bashkëpunim edhe me italianët Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, kanë organizuar një skemë për pastrimin e parave. Bëhet fjalë për 18.4 mln Euro që dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal i mafias italiane të Cosa Nostrës shumë e cila u sekustrua në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Sipas SPAK, transferta e pa ligjshme e parave drejt vendin tonë është realizuar nga biznesmeni Taçi kundrejt përfitimit monetar./abcnews.al