Betohet para Presidentit anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska

schedule19:33 - 14 Nëntor, 2019

schedule 19:33 - 14 Nëntor, 2019

Është betuar para Presidentit të Republikës Ilir Meta anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, znj.Elsa Toska. Ceremonia e betimit u zhvillua sot në mbrëmje në Institucionin e Kreut të Shtetit.
Ky është plotësimi i vakancës së parë të Kuvendit që zëvendëson ish-gjyqtarin, z.Vladimir Kristo.


Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Toska u betua para Presidentit Meta se do t’i qëndrojë besnike kushtetutës gjatë kryerjes së detyrave të saj.
“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”
Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme. /abcnews.al