Japonia synon bashkëpunim të gjerë në fushën e sigurisë me NATO

schedule11:01 - 12 Korrik, 2024

schedule 11:01 - 12 Korrik, 2024

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida synon bashkëpunim më të gjerë në fushën e sigurisë me NATO-n, aleanca ushtarake e fokusuar në rajonin euroatlantik.

Pas Samitit të Liderëve të NATO-s ku mori pjesë në SHBA, Kishida mbajti një konferencë të përbashkët për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në deklaratën e tij, kryeministri japonez tha se vendi i tij synon të sigurojë bashkëpunim më të gjerë në fushën e sigurisë me NATO-n, me aleancën ushtarake të fokusuar në rajonin euroatlantik.

Ai theksoi se Forcat Vetëmbrojtëse Detare të Japonisë (MSDF) do të organizojnë stërvitje të përbashkët me trupat e NATO-s në rajonin euroatlantik.

Duke bërë të ditur se Japonia dhe NATO do të “forcojnë procedurat e shkëmbimit të inteligjencës së ndjeshme”, Kishida tha se “Mjediset e sigurisë të rajoneve Euro-Atlantike dhe Indo-Paqësorit tashmë nuk mund të ndahen më nga njëri-tjetri”.

Kishida vuri në dukje se planifikojnë bashkëpunim më të gjerë me NATO-n në luftën kundër dezinformacionit dhe tha se vendi i tij do të dërgojë ekspert në një objekt kërkimor të lidhur me NATO-n.

Pasi informoi se vendi i tij do të presë një konferencë ndërkombëtare me pjesëmarrjen e anëtarëve të NATO-s deri në fund të marsit 2025, Kishida shpjegoi se Japonia do të marrë pjesë në stërvitjet e udhëhequra nga NATO me qëllimin që të forcojë kapacitetin e saj për të luftuar sulmet kibernetike.

Liderët e Japonisë, Zelandës së Re, Koresë së Jugut dhe Australisë u ftuan në Samitin e Liderëve të NATO-s të mbajtur në Washington më 9-11 korrik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!