“Protesta e PD, për Berishën dhe kundër SPAK”/ Gjikondi: Nuk do të ketë pjesëmarrje, qeverisja ndryshohet me votë

schedule17:35 - 11 Korrik, 2024

schedule 17:35 - 11 Korrik, 2024

Juristja Brizida Gjikondi thotë se protesta e Partisë Demokratike, e thirrur për t’u zhvilluar në orën 20:00 të kësaj të enjteje, bëhet vetëm për Sali Berishën, dhe kundër drejtësisë.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Gjikondi u shpreh se në protestë nuk do të ketë pjesëmarrje të qytetarëve, pasi Berisha dhe ata që e ndjekin, nuk kanë moral për të protestuar.

Sipas Gjikondit, synimi i Berishës nuk është të rrëzojë Ramën, pasi ai e di fare mirë se qeverisja ndryshohet me votë.

“Unë nuk kam ndonjë projeksion për ndonjë numër të madh protestuesish, besoj që do jetë ndonjë numër mjeran. Edhe që është lënë në darkë,  pikërisht, mendoj se është bërë për dy arsye. jo për vapën, sepse Berisha është aq i pashpirt në gjithë qasjen e tij politike, nuk ka pyetur ndonjëherë për personat që ishin krah tij, ai e bën për të mos parë numrin real të protestuesve dhe për të hedhur ato molotovët e tij dhe për të bërë kaosin e tij. Jam e bindur që nuk do të ketë pjesëmarrje. E vetmja arsye, janë arsye familjare të Berishës, më shumë është protestë kundër SPAK, sesa kundër Ramës. Nuk kemi ndonjë zhvillim të papritur, as ndonjë qasje. Është një taktikë e tij e shëmtuar për të përdorur militantët. Edhe në kohët e saj më të mira, PD nuk ka arritur të fitojë zemrat e shqiptarëve. Gjithmonë i është dashur të bëjë aleanca. Nuk ka lidhje fare ndryshimi i qeverisjes me një protestë rrugë. Ndryshimi i qeverisjes bëhet me votë. PD është në ditët e saj më të zeza. Berisha ka energji negative, vizion negativ. Nuk ka vizion, nuk ka projeksion, nuk ka të ardhme, ka vetëm përçarje dhe ligësi. Bëhet për të treguar që jemi faktor, pavarësisht se kemi një non ngrata në krye. Shqiptarëve nuk u bën përshtypje kjo protestë dhe një figurë e konsumuar si Berisha. Është i shpallur non grata, DASH ka thënë, jo vetëm personi, por edhe partia në funksion të tij është non grata. Berishës nuk i bën vonë që bën kurban një forcë politike. Politika nuk rri dot pa futur duart, përpiqet të faktorizohet për t;i bërë karshillëk SPAK dhe drejtësisë së re. Njëri është nën hetim, flas për Metën, tjetri në ballkon. Ata, problemin nuk e kanë me politikën, me politikën e kanë gjetur gjuhën, problemin më të madh e kanë me drejtësinë.

Nuk ngjisin sepse duhet të kesh moral që të protestosh. Shqiptarët janë popull shumë i zgjuar. Figurat që protestojnë te bashkia, vetëm hallin e shqiptarëve nuk kanë, duan të marrin pushtetit. Janë të gjithë përpara drejtësisë, janë të inkriminuar deri në fyt”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!