Rruga e Ukrainës drejt NATO-s mund të përfundojë me zhdukjen e atij vendi ose të Aleancës, tha sot zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Dmitry Medvedev.
Në një postim në Platformën X, ai përmendi një dispozitë nga deklarata e samitit të NATO-s në Uashington që thekson se Aleanca është e përkushtuar të mbështesë Ukrainën në rrugën e saj drejt integrimit të plotë euro-atlantik, i cili përfshin anëtarësimin në NATO.
“Përfundimi është i qartë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që “rruga e pakthyeshme” e Ukrainës drejt NATO-s të përfundojë ose me zhdukjen e Ukrainës ose me zhdukjen e NATO-s, ose edhe më mirë, të dyja,” shkroi Medvedev.
/abcnews.al