Ndërron jetë në mënyrë të parakohshme gazetari Aristir Lumezi.
Aristir Lumezi është ndarë nga jeta mesditën e kësaj të mërkure në moshën 57-vjeçare.
Aktualisht Lumezi ishte kryeredaktor i gazetës Panorama, ndërsa mbart një karrierë të gjatë, prej mëse 2 dekadash në gazetari.
Mësohet se Lumezi vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, betejën me të cilën nuk mundi ta fitojë./abcnews.al