Një punëtor është aksidentuar pasditen e kësaj të mërkure në Pogradec.
Dyshohet se gjatë punimeve në një banese, 27 vjeçarit i ka rënë sipër një pjesë muri.
Nga të dhënat e para, mësohet se i riu ka marrë dëmtime të rënda në kokë e trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pritet që 27 vjeçari të transportohet në spitalin e Traumës në Tiranë ndërsa policia në vendgjarje po mbledh prova për zbardhjen e plotë të rastit./abcnews.al