Tentoi të bëjë blerje me karta virtuale të rreme, pranga 25-vjeçarit në Tiranë

schedule13:57 - 10 Korrik, 2024

schedule 13:57 - 10 Korrik, 2024

TIRANË– Një 25-vjeçar me banim në Francë është arrestuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale, ka tentuar të bëjë blerje dhe të kryejë pagesa të ndryshme, në institucione të ndryshme financiare që operojnë vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 automjet, 2 celularë, 1 laptop dhe 420 euro. Organet hetimore vijojnë punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.