Izraeli nuk ndalet/ Bombardon shkollën në Gaza, 29 të vdekur

schedule09:18 - 10 Korrik, 2024

schedule 09:18 - 10 Korrik, 2024

Njëzet e nëntë palestinezë u vranë, si pasojë e bombardimit të një shkollë ku janë strehuar persona të zhvendosur.

Lufta, tashmë në muajin e saj të 10-të, nuk ka parë asnjë moment qetësie pasi bisedimet e reja indirekte priten të zhvillohen në Katar me shpresën për të rënë dakord për një armëpushim dhe për lirimin e pengjeve.

Në momentin që bomba shpërtheu në oborrin e shkollës, ata ishin duke luajtur futboll, duke shkaktuar 29 viktima.

“Kjo masakër është vazhdimi i krimit të gjenocidit të kryer nga ushtria pushtuese ndaj popullit tonë për të dhjetën muaj radhazi”, thuhet në deklaratën e lëvizjes islamike.

/abcnews.al