Përplasen dy makina në Korçë, njëra përfundon në lulishte. Plagoset një person

schedule20:31 - 9 Korrik, 2024

schedule 20:31 - 9 Korrik, 2024

Një aksident është shënuar këtë të martë në unazën e qytetit të Korçës, ku dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën. Njëri nga automjetet ka përfunduar në lulishte, duke plagosur një të moshuar.

I moshuari po transportohet në spitalin e Korçës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara./abcnews.al