Zyrtarizimi i radhës për “Zikaltërit”, Inter “blindon” portën me “gardianin” spanjoll

schedule18:36 - 9 Korrik, 2024

schedule 18:36 - 9 Korrik, 2024

Ishte reparti i fundit që duhej të “blindohej”. Pas nuk arritën të siguronin shërbimet e brazilianit Bento, “Zikaltërit” e Inter kanë siguruar shërbimet e një tjetër “gardiani”, i cili do t’i shtohet kampionëve të Italisë, si forcë e dytë, për sezonin e ardhshëm, pas “helvetit” të portës, Yann Sommer.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “Zikaltërit” kanë arritur marrëveshjen me “Kuqeblutë” e Genoa, për kartonin e spanjollit, Josep Martinez , i cili pasditen e kësaj të marte ka bërë edhe prezantimin e tij zyrtar, dhe tashmë është në pritje të sezonit të ri, për vijuar punën nën urdhrat e Simone Inzaghit.

Për kartonin e 26-vjeçarit, “Zikaltërit” derdhën në arkat e Genoa, plot 15 milionë euro e sa i përket kontratës personale, “iberiku” do të nënshkruajë një marrëveshje, 5-vjeçare, me planin e drejtuesve të Inter është që këtë sezon, Martinez të alternohet me zviceranin Sommer për të qenë gati të bëhet titullar i padiskutueshëm sezonin e ardhshëm, atëherë kur “helveti” të ketë 37 vite mbi supe. /i.m /abcnews.al