Situata me zjarret në Dropull vazhdon të jetë shqetësuese. Së fundmi flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi si pasojë edhe e erërave të forta.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në zonë dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve, ndonëse ende situata paraqitet e vështirë.
Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe të mëdha toke, dhe janë krijuar edhe probleme në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Gjirokastër –Kakavijë.
/abcnews.al/