Putin: Bashkëpunimi me Indinë është strategjik

schedule14:37 - 9 Korrik, 2024

schedule 14:37 - 9 Korrik, 2024

Presidenti rus Vladimir Putin tha Rusia dhe India gëzojnë një partneritet të veçantë strategjik dhe e falënderoi atë për përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje paqësore për luftën në Ukrainë.

Putin priti Modin në Kremlin për bisedime që pritet të përfshijnë çështjet e furnizimeve ruse të energjisë në Indi dhe forcimin e lidhjeve ekonomike dhe strategjike të dy vendeve.

“Marrëdhëniet tona kanë karakteristikat e një partneriteti strategjik veçanërisht të privilegjuar. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj problemeve më urgjente, duke përfshirë përpjekjen për të gjetur mënyra për të zgjidhur krizën ukrainase, dhe mbi të gjitha me mjete paqësore, natyrisht”, tha Putin.

Nga ana e tij, Modi e përshkroi si shumë të dhimbshme, vdekjen e fëmijëve të pafajshëm në luftë, konflikt apo sulm terrorist, duke iu referuar ankesës së Ukrainës për sulmin e djeshëm nga një raketë ruse që synonte spitalin kryesor të fëmijëve në Kiev.

Përveç kësaj, Modi i tha Putinit se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “nuk mund të gjendet në fushën e betejës, ne duhet të gjejmë paqen përmes bisedimeve”.

Rusia ka qenë për dekada furnizuesi më i madh i armëve në Indi, dhe Nju Delhi dhe Moska kanë lidhje të ngushta që datojnë që nga epoka sovjetike.

India ka shmangur kritikat ndaj Rusisë dhe ka rritur blerjet e naftës së lirë ruse në nivele rekord.

/abcnews.al