Netanyahu po pengon negociatat për armëpushim, njoftoi Hamasi

schedule18:54 - 8 Korrik, 2024

schedule 18:54 - 8 Korrik, 2024

Hamasi njoftoi këtë të hënë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po ngre pengesa për negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës në mes të bisedimeve të vazhdueshme që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Lëvizja islamike palestineze, në një deklaratë, u bëri thirrje ndërmjetësve që të ndërhyjnë kundër atyre që i quajti “manovrat dhe krimet” e Netanyahut.

Kujtojmë që konflikti ka marrë jetën e më shumë se 38 mijë palestinezëve, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi.

Lufta nisi pas sulmit nga grupi militant ndaj shtetit hebre më 7 tetor të vitit 2023, duke vrarë 1200 persona e marrë peng 250 të tjerë, kryesisht civilë izraelitë.