Ka reaguar dhe nën kryetari i KQZ Denar Biba, në lidhje me betimin e Arta Vorpsit përpara noterit.
Sipas Bibës, Arta Vorpsi është një profesioniste serioze dhe se ky veprim i saj, nuk ka të bëj me betimin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, por me përgjegjësinë e saj për këtë angazhim të jashtëzakonshëm.
Gjithashtu Biba thotë se Vorpsi e di shumë mirë si është përcaktuar procedura që urdhëron Kushtetuta për betimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Padrejtesisht, nje profesioniste serioze si Arta Vorpsi keto dite eshte gjetur ne qender te nje situate qe vetem serioze nuk mund te quhet.
Ajo e di shume me mire se shume te tjere se si eshte procedura qe Kushtetuta urdheron per betimin e anetarit te Gjykates Kushtetuese. Me siguri, ky veprim i Artes, i vetedijshem, eshte thjesht shfaqje e njeanshme e vullnetit te saj per te treguar se merr persiper kete angazhim te jashtezakonshem, qe Kuvendi dhe koha ia ngarkoi. Nuk kemi te bejme me betimin si anetare e ardhshme e GjK, por besoj me nje deklarate qe tregon pergjegjesine e Arta Vorpsit ne keto rrethana.
Sepse Arta qe njoh une, perpara se gjithash, e ka marredhenien me emrin e saj te mire!“, shkruan në reagimin e tij Denar Biba./abcnews.al