Moti i keq shkakton dëme në Evropën lindore dhe qendrore, mbyllen shkollat në Australi

schedule12:33 - 14 Nëntor, 2019

schedule 12:33 - 14 Nëntor, 2019

Evropa lindore dhe qendrore është përfshirë nga moti i keq. Në Kroaci në disa zona të vendit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Ndërsa në jug të Austrisë shkollat dhe kopshtet janë mbyllur si pasojë e reshjeve të dëborës

Reshjet e dendura dhe era e fortë që prej disa ditësh kanë krijuar një situatë alarmante përgjatë të gjithë bregut Adriatik të Kroacisë, shkaktuan përmbytje dhe ndërprerje të qarkullimit rrugor dhe të transportit detar. Në disa zona të vendit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Ndërsa në Austri janë reshjet e dëborës që kanë shkaktuar shumë dëme në jug të vendit.

Me mijëra shtëpi janë pa energji elektrike, ndërsa në pothuajse të gjitha qytetet jugore, shkollat dhe kopshtet janë mbyllur. Autobusët e shkollave nuk arrijnë të qarkullojnë në rrugët e mbuluara nga dëbora. Por gjithashtu janë shënuar rrëshqitje toke dhe përmbytje. Trafiku i automjeteve është i rënduar pasi pjesa më e madhe e shoferëve nuk kanë marrë masat e duhura për të lëvizur në dëbore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!