Parashikimi i motit/ Temperatura “përvëluese”, maksimalja deri në 41 gradë

schedule07:49 - 8 Korrik, 2024

schedule 07:49 - 8 Korrik, 2024

SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, do të mbetet vendi ynë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore lindore megjithatë nuk priten reshje në territor, parashikohet që pasditja dhe nata; të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve; vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 18°C vlera minimale deri në 41°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!