Në kërkim drejtori i shkollës së muzikës/ Durrës, kishte armë në banesë. Dyshime edhe për shitblerje droge

schedule10:30 - 7 Korrik, 2024

schedule 10:30 - 7 Korrik, 2024

Gjatë operacionit policor “Summer” u shpall në kërkim edhe Dashamir Mehmeti, drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit, i cili nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës.

Gazetari Leonidha Musaj në një raportim për ABC Neës, u shpreh se “Lëndët narkotike i tregonte në lagjet e qytetit të Durrësit, por jo në institucionin ku drejtonte. Policia dyshon se Mehmeti e kryente prej vitesh këtë veprimtari.

Gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet një pistoletë, ndërsa dyshohet edhe për shitblerje droge. Sipas informacioneve paraprake, Mehmeti dyshohet se ndodhte brenda territorit të Shqipërisë”.

/abcnews.al