Një aksident është regjistruar mëngjesi e kësaj të diele në aksin Korçë-Pogradec.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i lënduar një efektiv i policisë rrugore. I lënduari ndodhte në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Çërravë, automjeti me drejtues shtetasin 61 vjeç, banues në Çërravë, është përplasur me automjetin e Policisë Rrugore, me drejtues punonjësin e policisë në detyrë. Shtetasi i dëmtuar ndodhet për mjekim në spital.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al