Zgjedhjet në SHBA/ Kamala Harris apo Michelle Obama, kush mund ta zëvendësojë Biden?

schedule10:32 - 6 Korrik, 2024

schedule 10:32 - 6 Korrik, 2024

“Ne nuk do të tërhiqemi. Ne do të mbështesim presidentin tonë. Ne do të luftojmë dhe do të fitojmë”.

Kështu deklaroi nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara Kamala Harris në një takim me bashkëpunëtorët e saj të ngushtë të mërkurën.

Zyrtarisht, lidershipi i partisë vazhdon të mbështesë Biden dhe të hedhë poshtë të gjithë skenarët që qarkullojnë, ndërsa ka mohuar informacionet se ai ka lënë të hapur mundësinë e tërheqjes nëse konstaton se nuk ia del.

Por guvernatorët demokratë që u takuan me të të mërkurën mbrëma, duke përfshirë disa që janë ndër kandidatët kryesorë për ta pasuar atë, si guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom i siguruan mbështetjen presidentit amerikan.

Gjithsesi, duket se nga skenarët alternativë që tashmë janë diskutuar, ajo që ka më shumë shanse, të paktën për momentin, është 59-vjeçarja me origjinë nga India dhe Xhamajka.

Në fund të fundit, sondazhet tregojnë se shanset e saj për të mposhtur Trump kanë tejkaluar atë të presidentit aktual, edhe nëse ato mbeten ende jashtëzakonisht të ulëta dhe nuk arrijnë 20 %.

Sigurisht, jo të gjithë janë të bindur se Harris është zgjidhja më e mirë kur të duhet të merret vendimi i madh.

Disa nga donatorët demokratë, për shembull, besojnë se paratë e tyre do të shpërdorohen. Në këtë sfond, pra, nuk mungojnë propozimet më të guximshme. Siç u përmend më lart, mes tyre duket se spikat Michelle Obama, për të cilën sondazhet vlerësojnë se është e vetmja që mund të mundi Trump.

Mbështetja për zonjën Obama u rrit pavarësisht se ajo më parë kishte përjashtuar mundësinë e kandidimit. Kur votuesit u pyetën për ndeshjen hipotetike të kandidatëve, 50 për qind thanë se do të votonin për zonjën Obama, ndërsa vetëm 39 për qind thanë Trump.

Favoritët për të marrë drejtimin nga Biden nëse ai largohet, si Kamala Harris ose Gavin Newsom, u anketuan dukshëm më ulët se Trump. Sondazhi tregoi gjithashtu se një në tre demokratë mendon se presidenti duhet t’i japë fund fushatës së tij, por asnjë demokrat tjetër i zgjedhur nuk u anketua më mirë se Biden.

/abcnews.al