Juristja Brizida Gjikondi në një interviste në “News Line” në ABC News, foli për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke u ndalur edhe tek puna e SPAK.
Gjatë kësaj interviste, Gjikondi u ndal edhe tek deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha kundër SPAK.
Gjikondi u shpreh se çdo ditë këto figura politike japin mesazhe skandaloze dhe intimidojnë SPAK.
“Nuk ka nevojë për populizëm. Dhe e dimë që nga drejtësia e vjetër ka synuar që të mos preken. Por është e vërtetë që ka një lloj frikë ndaj figurave si Meta dhe Berisha që nga mëngjesi në darkë fyejnë SPAK. Çdo ditë shohim se si dy ish-koka të larta të shtetit shqiptar intimidojnë dhe japin mesazhe skandaloze ndaj SPAK. Të gjithë kur janë mëkatar duhet të përgjigjen. Ata janë shushunja dhe kanë qenë të korruptuarit. Dhe duhet të ketë një procedimin jo vetëm për veprat e mëdha korruptive, por edhe për performancën që kanë bërë ndaj SPAK. Disa dosje që janë hapur ndaj figurave të PS, janë të nisura nga disa letra anonime. Është për të ardhur keq që nga PD gjatë gjithë kohës kemi kallëzime edhe qesharake. Kjo gjë nuk ka ndodhur me të majtën shqiptare dhe kjo është një minus për të”, tha ajo, duke shtuar: “Sot është qesharake të shohësh Metën të bëjë moral dhe Berishën nga ballkoni fyen dhe poshtëron punën e SPAK”.
/abcnews.al/