Azdren Shala, anëtari i Kryesisë së PSD, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Balkan Update” në ABC News, tha se multietniciteti në Kosovë është i panegociueshëm.
Në lidhje me politikën e ndjekur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sipas Shalës janë të gabuara, ndërsa më tej shtoi se gjendja në veri është e tensionuar.
“Kosova fatkeqësisht dhe fatmirësisht është shtet multietnik. Politika e Kurtit janë të gabuara. Gjendja në veri është e tensionuar. Amerikanët nuk e tolerojnë sot, është shtet i ndërtuar me mund. Duke qenë moskokrcarës ndaj Perëndimit, i kushton Kosovës. Veprimet e tij janë populiste po i kushtojnë Kosovës. Pra politika moskokëçarëse e Kurtit po sjell edhe krizë ekonomike në Kosovë.
Populistët shquhen për retorikë të fuqishme dhe propaganda e tyre krijon një realitet paralel. Këtu krijohen, komentohen dhe shënohen si historike përpjekjet e Kurtit.”, u shpreh ai.
/abcnews.al