Mesfushori i Brescias, Sandro Tonali, është i grumbulluar me kombëtaren e Italisë, aty ku foli për “RaiSport”. Tonali iu përgjigj krahasimeve me Pirlon, duke thënë: “Nuk më shqetëson të krahasohem me Pirlon, por besoj se ne jemi shumë të ndryshëm.
Ai kishte një teknikë dhe cilësi të papërshkrueshme. Unë e konsideroj veten më shumë si Gattuso, por më teknik. Gennaro është gjithmonë idhulli im”.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij grupi. Me Mancinin, unë luaj në një mënyrë tjetër dhe për mua është një hap i madh në karrierë. Jam 100% në dispozicion për trajnerin. Luaj apo jo, nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që jam aty për kombin tim”, përfundoi Tonali./abcnews.al