Kryeministri indian do të vizitojë Rusinë javën e ardhshme, do të takohet me Putin

schedule15:19 - 4 Korrik, 2024

schedule 15:19 - 4 Korrik, 2024

Kryeministri indian Narendra Modi do të vizitojë Rusinë javën e ardhshme për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Laji është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Indisë.

Modi do të vizitojë vendin për dy ditë nga e hëna me ftesë të Putinit, thuhet në një deklaratën e ministrisë.

Sipas ministrisë së jashtme, të dy krerët do të shqyrtojnë lidhjet dypalëshe në zhvillim të vendeve të tyre dhe do të diskutojnë çështje rajonale dhe globale.

Kremlini tha në fillim të kësaj jave se vizita e planifikuar kishte të ngjarë të zhvillohej në korrik. Zëdhënësi Dmitry Peskov e përshkroi atë si “shumë të rëndësishme”.

“Përveç kësaj, bashkëpunimi ynë tregtar dhe ekonomik është gjithashtu një nga çështjet kryesore që po diskutohet, fushat më të larmishme të bashkëpunimit që synojmë të zhvillojmë, për të cilat ka vullnet politik të ndërsjellë. Kjo është gjëja kryesore”, tha Peskov.

Modi vizitoi Rusinë për herë të fundit në vitin 2019 për një forum ekonomik në portin lindor të Vladivostok.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!