Meteorologët kinezë paralajmërojnë një të nxehtë ekstrem për të dytin vit radhazi

schedule12:01 - 4 Korrik, 2024

schedule 12:01 - 4 Korrik, 2024

Administrata Meteorologjike e Kinës tha këtë të enjte se pret që temperaturat në shumicën e zonave në të gjithë vendin të jenë relativisht të larta gjatë muajve të ardhshëm.

Vendi përjetoi mot jashtëzakonisht të ngrohtë për pjesën më të madhe të vitit, me temperatura mesatare nga marsi në maj në nivelet më të larta që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961, raporton Reuters.

Meteorologët kanë paralajmëruar se kjo do të jetë vera e dytë radhazi e nxehtësisë ekstreme, e cila, sipas tyre, shkaktohet nga ndryshimet klimatike.

Ata vunë në dukje gjithashtu se në korrik, Kina mund të presë deri në dy tajfunë, të cilët do të lëvizin në drejtimin perëndimor ose veriperëndimor.

Vitin e kaluar, dy tajfunë të fuqishëm, Doksuri dhe Haikui, shkaktuan reshje të dendura shiu që thyen rekorde në disa zona, shkaktuan përmbytje dhe detyruan popullsinë të evakuohej./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!