Begaj uron pavarësinë e SHBA: Ndajmë miqësi dhe partneritet të forcuar ndaj vlerave demokratike

schedule08:33 - 4 Korrik, 2024

schedule 08:33 - 4 Korrik, 2024

Presidenti Bajram Begaj ka uruar 4 Korrikun, ditën e Pavarësisë së SHBA. Në një postim në rrjete sociale, Begaj vë theksin te angazhimi i përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA si aleatë strategjikë.

“Gëzuar #4 korrikun! Shqipëria dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të forcuar nga një angazhim i përbashkët ndaj vlerave demokratike. Së bashku, si aleatë strategjikë, ne jemi të përkushtuar për të nxitur një të ardhme që mbështet dhe lavdëron këto parime.”, shkruan Begaj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!